watermark logo

16 Views· 15 July 2022

Tv Klan - ''Financial Times'', jehonë kulinarisë shqiptare |Lajme - News

Advertisement

Advertise With Vidude


stantoninouye
Subscribers

“Ndërsa hija e komunizmit vazhdon të zbehet në Shqipëri, një brez i ri kuzhinierësh po rizbulon trashëgiminë gastronomike të vendit dhe potencialin e tij”. Kështu nis artikulli i gazetës së njohur britanike “Financial Times” që i ka kushtuar një faqe të terë mjeshtërisë së gatimit në vendin tonë.

Nga veriu në jug, gazetarët takohen me shefat më të mirë të kuzhinës, që prezantojnë për ta gatimet tradicionale, të pasuruara edhe me elemente te reja të kohës.

“Kur vjen mbrëmja, ne ulemi në tavolina të gjata pranë një zjarri që kërcet dhe hamë, fillimisht me makarona me boronica të egra dhe fasule të tymosura, pastaj mish të pjekur qengji, viçi dhe dhie. Pudingët janë të jashtëzakonshëm”, përshkruhet në artikull qëndrimi në një agroturizëm në veri të vendit.

Vera e Beratit, tava me kos e Elbasanit apo peshku i Qeparoit ju kanë lënë po aq mbresa.

“Një larmishmëri që vjen nga përzierja e maleve, liqeneve dhe bregdetit pjellor të Adriatikut dhe nga historia e tij, e kapur mes perandorive mesdhetare dhe turke, me ilirët e lashtë si gur prove”, shkruan më tej Financial Times.

Në të përmendet edhe ndikimi i kuzhinës së vendeve fqinje apo perëndimore, të cilat e kanë kthyer gastronominë shqiptare një ftesë joshëse për çdo turist të huaj.

Tv Klan

#FinancialTimes #kulinariashqiptare
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: info@tvklan.al

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Show more


Up next

Advertisement

Advertise With Vidude


0 Comments